Portieri David Raya pritet të jetë njëri prej largimeve të mëdha në fund të këtij sezoni nga skuadra e Brentfordit, raporton BBC të hënën.
Mësohet se krerët e Brentfordit tashmë i kanë caktuar çmimin spanjollit, i cili po kërkohet nga Tottenhami e Manchester Unitedi.
Për ta lënë të lirë 27-vjeçarin në verë, Brentfordi po kërkon 40 milionë euro. Raya ka treguar paraqitje të mira këtë sezon dhe është ndër më të merituarit që Brentfordi po synon një vend në garat evropiane për edicionin e ardhshëm.
Deri më tani, Raya ka regjistruar 31 paraqitje për Brentfordin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2019 nga Blackburi. Ai ka kontratë me Brentfordin deri në vitin e ardhshëm.