Manchester Unitedi bëri ofertë prej 65 milionë funteve për Bryan Mbeumon, e cila është pranuar nga Brentfordi.
Sulmuesi nga Kameruni do t’i kryejë testet mjekësore para se të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës të martën për fazën përgatitore para edicionit të ri.
25-vjeçari që luan në krah do të bëhet transferimi i tretë i Unitedit në këtë afat kalimtar, pas sulmuesit Matheus Cunha dhe mbrojtësit të krahut të majtë, Diego Leon.
Mbeumo, i cili iu bashkua Brentfordit nga Troyesi në vitin 2019 për 6.5 milionë euro, do të bëhet shitja më e shtrenjtë në histori të Brentfordit.
Në edicionin e kaluar, Mbeumo i realizoi 20 gola dhe pati 9 asistime në 42 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.