Manchester United është refuzuar sërish nga Brentfordi, ndonëse oferta për transferimin e Bryan Mbeumos u përmirësua dhe ishte 62.5 milionë funte.
Unitedi fillimisht kishte ofruar 45 milionë funte, plus 10 milionë funte të tjera bonuse për sulmuesin 25-vjeçar.
Por asnjëra prej këtyre oferta nuk është pranuar nga Brentfordi.
Mbeume i ka shënuar 20 gola për Brentfordin në sezonin e kaluar dhe ka kontribuuar me nëntë asistime.
Për Mbeumon po interesohet edhe Tottenhami, ndërsa ka pasur kërkesë edhe nga klube tjera që janë pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve.
Njësoj si portieri Andre Onana i Unitedit, edhe Mbeumo nuk do të luajë në katër javët e para të kampanjës 2025-26, pasi Kameruni merr pjesë në Kupën e Afrikës në Marok.
Mbeumo iu bashkua Brentfordit nga Troyesi francez në vitin 2019.
Ai i ka 70 gola në 242 paraqitje në të gjitha garat.