Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fernandesi nuk ka interesim për futbollin saudit

Bruno Fernandes

Bruno Fernandes nuk ka interesim për t’u transferuar në elitën e futbollit të Arabisë Saudite në fund të sezonit, ka mësuar të enjten BBC Sport. 

Portugezi ka refuzuar oferta të jashtëzakonshme nga Al Hilali dhe Al Ittihadi në verën e vitit të kaluar, për të qëndruar te Manchester Unitedi. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kapiteni i Manchester Unitedit ka kontratë me “djajtë e kuq” deri në vitin 2027, me opsionin e vazhdimit edhe për një edicion tjetër. 

BBC Sport ka shkruar po ashtu se në rast të ndërrimit të skuadrës, Fernandes do të kërkonte qëndrimin në njërën prej top-pesë ligave evropiane. 

Fernandes në fitoren ndaj Chelseat e realizoi golin e 100-të për klubin, në paraqitjen e 200-të në Premier League. 

Në total, Fernandes ka 298 paraqitje.