Kapiteni i Unitedit, Fernandes, e ka refuzuar ofertën e skuadrës nga Arabia Saudite, Al-Hilal.
Al-Hilali i kishte ofruar Fernandesit pagë prej 700 mijë euro në javë, por portugezi pasi është konsultuar me familjen e tij ka vendosur që ta refuzoj atë ofertë.
Këtë e ka bërë të ditur të martën “TalkSport”.
Mësohet se klubi arab i ofroi Unitedit mbi 100 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Fernandesit.
Fernandes është lider i mesfushës te gjiganti anglez. Trajneri i Unitedit, Ruben Amorim, ka insistuar që ta mbaëj në skuadër Fernandesin edhe për një edicion tjetër.
Amorim është deklaruar shumë herë se Fernandes është pjesë e projektit të tij.
30-vjeçari Fernandes ishte golashënuesi më i mirë i Unitedit në edicion 2024/25. Mesfushori me tipare sulmuese në 57 ndeshje ka shënuar 19 gola dhe ka bërë 19 asistime.
Pjesë e Unitedit është nga viti 2020. Kontrata i përfundon në verën e vitit 2027.