Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rashford në pritje të Barçës, refuzon Arabinë Saudite

Marcus Rashford

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, ka refuzuar kalimin te një skuadër e njohur në Arabinë Saudite.

“Mundo Deportivo” ka shkruar të dielën se Rashfordit i është ofruar një pagë prej 40 milionë eurosh në sezon por ai ka refuzuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Reprezentuesi i Anglisë është në pritje të skuadrës së Barcelonës. 27-vjeçari Rashford ëndërron që një ditë ta vesh fanellën e gjigantit katalunas. Ai është i gatshëm që të ketë pagë dukshëm më të vogël te Barça në krahasim me pagën që e merr aktualisht tek Unitedi.

Rashford, që nuk ishte në planet e trajnerit të Unitedit, Ruben Amorim, luajti huazim te Aston Villa edicionin e kaluar. Anglezi Rashford e ka informuar Unitedin që dëshiron të largohet në afatin kalimtar të kësaj vere.

Barça fillimisht dëshiron që ta huazojë për një vit Rashfordin. Bisedimet janë duke u zhvilluar mes drejtuesve të Barçës dhe të Unitedit.

Rashfordi me Unitedin ka kontratë deri në vitin 2028.