Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lloris largohet nga Tottenhami

Hugo Lloris - Boteror 2022 Katar

Portieri Hugo Lloris më nuk është pjesë e skuadrës së Tottenhamit. Mediumet britanike kanë raportuar të shtunën se Tottenhami ka marrë vendim për t’ia shkëputur kontratën portierit francez, që i skadon në fund të këtij edicioni.

Ky vendim është marrë nga trajneri Ange Postecoglou, i cili nuk llogarit fare në shërbimet e 36-vjeçarit. Lloris këtë edicion nuk e ka asnjë ndeshje për Tottenhamin, ndërsa nuk është përfshirë as në stol dhe për këtë arsye do të largohet.

Ai ka qenë pjesë e Tottenhamit prej vitit 2012 dhe me ekipin nga Londra ka regjistruar mbi 400 paraqitje në të gjitha garat.