Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lloris largohet nga përfaqësuesja e Francës

Hugo Lloris

Portieri Hugo Lloris ka njoftuar të hënën se po pensionohet nga përfaqësuesja e Francës.

Lloris ishte kapiten i ekipit të Francës që fitoi Kupën e Botës, ndërsa tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar në moshën 36-vjeçare.

“Vjen një kohë kur duhet të dish si të dorëzosh frenat. E kam përsëritur vazhdimisht se përfaqësuesja franceze nuk i përket askujt dhe ne të gjithë duhet të sigurohemi që të jetë kështu. Unë i pari”, ka thënë Lloris për L’Equipe.

“Unë mendoj se përfaqësuesja është gati për të vazhduar. Ekziston edhe një portier i gatshëm (Mike Maignan)”. Lloris pjesë e Francës është prej vitit 2008, ndërsa ishte kapiten deri në finalen e Botërorit në Katar. Ka luajtur 145 ndeshje deri më tani. Ai prej vitit 2012 është pjesë e Tottenhamit. Lloris pensionohet si mbajtës i rekordit për më së shumti paraqitje me Francën. I dyti në listë është Liliam Thuram me 142 ndeshje.