Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Courtoisi nuk i bashkohet Belgjikës për Ligën e Kombeve

Thibaut Courtois

Portieri Thibaut Courtois nuk do të jetë i pranishëm në kampanjën e Belgjikës në Ligën e Kombeve, por nuk e ka ndërmend tërheqjen nga përfaqësuesja. 

Kështu kanë njoftuar të mërkurën mediumet belge. 

34-vjeçari ka thënë pas Botërorit se do të pushojë nga angazhimi me Belgjikën.

Belgjika në tre muajt e ardhshëm do t’i zhvillojë gjashtë ndeshje në grupin ku janë edhe Franca, Italia dhe Turqia. 

Courtois ka thënë pas fitores 2:1 të Real Madridit ndaj Interit në Champions, se përzgjedhësi i ri, Mark van Bommel, e ka kuptuar vendimin e tij. 

Edhe Courtois mendon t’i jap fund karrierës ndërkombëtare pas Botërorit Botërori 2026 Courtois mendon t’i jap fund karrierës ndërkombëtare pas Botërorit

Kualifikimet për “Euro 2028” do të nisin në mars të vitit të ardhshëm. 

Courtoisi ka theksuar se do të jetë i gatshëm për paraqitje në atë kohë.