Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka konfirmuar se lëndimi i pësuar me Belgjikën në Kupën e Botës nuk është serioz. Ai nuk pret ta humbë fillimin e edicionit të ri.
Courtois u detyrua të largohet nga fusha gjatë ndeshjes së Belgjikës ndaj Spanjës, duke shkaktuar shqetësim te tifozët e Real Madridit.
Megjithatë, pas ekzaminimeve mjekësore, Courtois ka bërë të ditur se lëndimi nuk është i rëndë.
“Nuk ndiej më asnjë shqetësim. Sapo të kthehemi në stërvitje, do të jem gati. Nuk ndiej aspak dhimbje”, ka thënë Courtois, shkruan të hënën “Goal”.
Sipas Courtoisit, lëndimi i fundit nuk pritet ta pengojë të marrë pjesë në fazën përgatitore, ndërsa synimi i tij mbetet të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e parë të edicionit të ri.
Edhe
Reali njofton për lëndimin e portierit Courtois
34-vjeçari luajti gjashtë ndeshje me Belgjikën në Botërorin që u organizua në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Portieri me shumë përvojë është shumë i rëndësishëm si për Belgjikën ashtu edhe për Real Madridin.