Portieri i Belgjikës, Thibaut Courtois, po mendon që t’i jap fund karrierës ndërkombëtare pas Kupës së Botës.
Courtois e ka thënë këtë derisa ekipi belg po përgatitet për ndeshjen e parë në Botëror, ndaj Egjiptit.
34-vjeçari luan për Belgjikën nga viti 2011. Tashmë i ka 109 paraqitje. Ai vlerëson se është koha për tërheqje nga futbolli ndërkombëtar.
“Nuk e di nëse duhet të flasim për të ardhmen tani, por gjasat janë më të mëdha që nuk do të vazhdoj pas këtij turneu”, ka thënë Courtois.
Ai është te Real Madridi dhe synon të fokusohet në klub.
Edhe
Courtois: Do të jem gati për fillimin e edicionit
“Ende dua të luaj edhe disa vjet. Dhe vjen koha kur duhet të kujdesesh për trupin tuaj. Familja ime është këtu pasi mund të jetë turneu im i fundit”, ka shtuar Courtois.
Njëri prej portierëve më të mirë në botë ka lënë të kuptohet se megjithatë mund të vazhdojë, nëse Belgjika ka Botëror të suksesshëm dhe ndien atmosferë të mirë brenda grupit.