Portieri Thibaut Courtois nuk do të jetë i pranishëm në kampanjën e Belgjikës në Ligën e Kombeve, por nuk e ka ndërmend tërheqjen nga përfaqësuesja.
Kështu kanë njoftuar të mërkurën mediumet belge.
34-vjeçari ka thënë pas Botërorit se do të pushojë nga angazhimi me Belgjikën.
Belgjika në tre muajt e ardhshëm do t’i zhvillojë gjashtë ndeshje në grupin ku janë edhe Franca, Italia dhe Turqia.
Courtois ka thënë pas fitores 2:1 të Real Madridit ndaj Interit në Champions, se përzgjedhësi i ri, Mark van Bommel, e ka kuptuar vendimin e tij.
Kualifikimet për “Euro 2028” do të nisin në mars të vitit të ardhshëm.
Courtoisi ka theksuar se do të jetë i gatshëm për paraqitje në atë kohë.