Portieri Hugo Lloris e ka përfunduar edicionin para kohe. Skuadra e Tottenhamit ka njoftuar të premten se portieri francez nuk do të rikthehet në fushë këtë edicion pas lëndimit që e pësoi javë më parë.
Lloris u lëndua në humbjen e Tottenhamit 6:1 nga Neëcastle Unitedi, si dhe nuk u paraqit në ndeshjet kundër Manchester Unitedit e Liverpoolit.
Në njoftimin e ekipit nga Londra thuhet se 36-vjeçari tashmë e ka mbyllur edicionin, pasi lëndimi doli të jetë më i rëndë sesa që ishte menduar.
Lloris është kapiten i Tottenhamit dhe këtë edicion ka regjistruar 36 paraqitje në të gjitha garat.
Atij i skadon kontrata me Tottenhamin këtë verë, por është raportuar se Lloris do të jetë pjesë e ekipit edhe edicionin tjetër pasi ka arritur marrëveshje për ta vazhduar bashkëpunimin me klubin.
-
Reali njofton për lëndimin e portierit Courtois
-
Courtoisi lë fushën me lot në sy
-
Courtois mendon t’i jap fund karrierës ndërkombëtare pas Botërorit
-
Kapiteni i Japonisë mbetet jashtë Botërorit për shkak të lëndimit, i jep fund karrierës ndërkombëtare
-
Timber mbetet jashtë Botërorit, Geertruida ftohet në vend të tij