Futboll

Reali njofton për lëndimin e portierit Courtois

Thibaut Courtois

Real Madridi ka njoftuar të hënën se portieri Thibaut Courtois po përballet me një lëndim muskulor në këmbën e djathtë.

Courtois do të jetë jashtë fushës për dy javë për shkak të lëndimit.

Ai do t’i mungojë Përfaqësueses së Belgjikës për ndeshjet që janë të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Courtois ka pasur shqetësime gjatë stërvitjeve të fundit.

33-vjeçari pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Realit në La Liga kundër Elches, më 23 nëntor.

Ai është shumë i rëndësishëm për skuadrën që drejtohet nga trajneri Xabi Alonso.

Te Reali është lënduar edhe mesfushori uruguaian, Federico Valverde.