Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Reali konfirmon lëndimin e Courtoisit

Thibaut Courtois

Real Madridi të dielën nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se portieri belg, Thibaut Courtois, ka lëndim në nyjet sakroiliake. 

“Pas testeve mjekësore në portierin Thibaut Courtois, ai është diagnostikuar me telashe në nyjet sakroiliake. Situata e tij do të monitorohet”, ka qenë njoftimi i shkurtër i klubit madrilen të dielën. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky lëndim i portierit shtatlartë ka ardhur pak para nisjes së Kupës së Botës për Klube, dhe nuk dihet nëse trajneir Xabi Alonso do ta ketë atë në dispozicion. 

Për Courtoisin është lëndimi i katërt i sezonit. 

33-vjeçari në sezonin që tashmë ka përfunduar, ka qenë i pranishëm në 46 ndeshje, ndërsa ka pranuar 55 gola. Nuk ka pranuar fare gol në 14 ndeshje.