Portieri Aaron Ramsdale do të largohet nga Arsenali, por jo edhe nga kampionati i Anglisë.
“Daily Mail” ka njoftuar të hënën se Ramsdale do t’i bashkohet Newcastle Unitedit në afatin kalimtar të janarit.
Madje thuhet se marrëveshja mes të gjitha palëve tashmë është arritur dhe do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji.
Ramsdale do të huazohet te Newcastle, ekip që do ta ketë opsionin e blerjes së tij në verë për 40 milionë euro.
25-vjeçari do të largohet nga Arsenali pasi e ka humbur vendin e titullarit te klubi londinez pas ardhjes së David Rayas.
Ramsdale këtë edicion ka 8 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa me Arsenalin ka kontratë deri në vitin 2026.