Aaron Ramsdale mund të ribashkohet me trajnerin Eddie Howe te Newcastle Unitedi.
Kështu ka shkruar të premten mediumi “TalkSport”.
Ramsdale e ka humbur vendin e titullarit tek Arsenali, pasi trajneri Mikel Arteta po llogaritë më shumë në shërbimet e portierit, David Raya, në këtë edicion.
Për nënshkrimin e tij po lufton edhe skuadra e “bluve të Londrës”, Chelsea.
Howe e kishte transferuar portierin Ramsdale si 16-vjeçar, sa ishte pjesë e Bournemouthit në vitin 2017.
Dy vjet më vonë, Ramsdale ishte bërë portier i parë te kjo skuadër.
Artikuj të ngjashëm