Manchester Unitedi po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Newcastle Unitedit, Lewis Hall.
Raportohet se mbrojtësi i ri e dëshiron largimin nga “St James' Park” pas dorëheqjes së papritur të trajnerit Eddie Howe.
21-vjeçari pjesë e Newcastlet është nga viti 2024, kur u transferua nga Chelsea për 33 milionë euro.
Hall luan si mbrojtës i krahut të majtë.
Ai është zhvilluar si futbollist në akademinë e Chelseat.
Me Newcastlen, Hall ka shënuar tri gola dhe ka bërë shtatë asistime në 102 paraqitje.
Mbrojtësi i krahut me Përfaqësuesen e Anglisë ka katër ndeshje të luajtura.