Skuadra e Chelseat i ka bërë ofertë zyrtare Arsenalit për portierin Aaron Ramsdale, shkruan të hënën “The Sun”.
Mësohet se Chelsea ka ofruar 30 milionë euro për anglezin, i cili pritet të largohet nga Arsenali në afatin kalimtar të janarit.
Në fakt, Arsenali e ka nxjerr në shitje 25-vjeçarin pasi e ka humbur vendin e titullarit dhe nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta.
Arteta po e preferon në portë spanjollin David Raya dhe ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e anglezit Ramsdale. Ramsdale ka 9 paraqitje këtë edicion për Arsenalin, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2026.
Ai është pjesë e kësaj skuadre prej vitit 2021 kur iu bashkua nga Sheffield Unitedi, ndërsa ka edhe 4 paraqitje me Përfaqësuesen e Anglisë.