Portieri Aaron Ramsdale do të jetë pjesë e skuadrës së Arsenalit edhe për një periudhë të gjatë. Ai ka firmosur kontratë të re afatgjate me klubin nga Londra, ka njoftuar Arsenali.
Me kontratën e re, portieri 25-vjeçar do të mbetet tek Arsenali deri në verën e vitit 2028 dhe do të ketë pagë dukshëm më të madhe.
Me kontratën e re të portierit anglez, ka mbetur tejet i kënaqur edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.
Ramsdale iu bashkua Arsenalit në vitin 2021 nga Sheffield Unitedi për t’u stabilizuar në formacionin bazë. Këtë edicion, ai ka regjistruar 39 paraqitje në të gjitha garat për ekipin londinez.
Ramsdale ka edhe tri ndeshje të luajtura me Përfaqësuesen e Anglisë.