Mbrojtësi i Anglisë, Ben White, do të firmosë kontratë të re me skuadrën e Arsenalit.
“Sky Sports” përcjell të hënën, se White ka pranuar ofertën e Arsenalit për kontratën e re, që do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji.
Me kontratën e re, 26-vjeçari do të mbetet pjesë e Arsenalit deri në verën e vitit 2028.
White iu bashkua Arsenalit në vitin 2021 nga Brightoni, ndërsa në 12 ndeshje të luajtura këtë sezon ka shënuar një gol.
Kontrata aktuale me klubin nga Londra i skadon në vitin 2026, ndërsa White ka edhe 4 paraqitje për Përfaqësuesen e Anglisë.
Artikuj të ngjashëm