Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City pas mbrojtësit White

Mbrojtësi i Arsenalit, Ben White, ka gjasa të mëdha të largohet nga ekipi nga Londra për ta vazhduar karrierën te Manchester City. “The Sun” ka njoftuar të martën se City po kërkon transferimin e 25-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit.

White pëlqehet nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola, që po e sheh si përforcim të duhur për repartin e mbrojtjes.

White iu bashkua Arsenalit vitin e shkuar nga Brightoni dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2026. Këtë edicion, White në 15 ndeshje të luajtura në kampionatin anglez ka bërë dy asistime. Ai ka edhe katër paraqitje me Përfaqësuesen e Anglisë.