Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

White dëshiron të jetë tek Arsenali për kohë të gjatë

Ben White ka thënë për “Sky Sports” të shtunën se mezi pret që ta nënshkruajë kontratën e re me Arsenalin. Ai ka thënë se dëshiron t’i përkushtohet kësaj skuadre për kohë të gjatë.

“Dua të qëndroj tek Arsenali për aq kohë sa mundem, të qëndroj në nivelin më të lartë dhe ta ndihmoj ekipin të kthehet aty ku e ka vendin”, ka thënë ai.

White, i cili ka edhe tre vjet të tjerë në kontratën aktuale, është pjesë e Arsenalit prej vitit 2021.

Në edicionin e kaluar zhvilloi 46 ndeshje në të gjitha garat dhe pati dy gola e pesë asistime në Premier League. Vazhdon të jetë prej lojtarëve kyç në formacionin e Mikel Artetas.

Artikuj të ngjashëm