Ish-mesfushori i Arsenalit, Santi Cazorla, pavarësisht se është 38-vjeçar, po e vazhdon futbollin aktiv.
Ai është larguar nga skuadra e elitës së futbollit të Katarit, Al Sadd, për t’iu bashkuar skuadrës së fëmijërisë, Real Oviedo.
Oviedo bën gara në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll. Cazorla, pas Oviedos, i ishte bashkuar Villarrealit në vitin 2003.
Ai ka edhe aksione te klubi i Oviedos, bashkë me Michun dhe Juan Matan. Veterani Cazorla tani ka vendosur të luajë sërish për këtë skuadër.
Në edicionin 2022/23, Cazorla zhvilloi 31 ndeshje në të gjitha garat.
Pati nëntë gola të shënuar, ndërsa kishte kontribuuar edhe me tetë asistime.