Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Avdullahu e Asllani kontribuojnë në fitoren e Hoffenheimit

Avdullahu

Hoffenheimi fitoi thellë 3:0 ndaj Lyonit në xhiron e tretë të fazës së ligës, në Ligën e Evropës. 

Kontribut në fitoren e dytë rresht të Hoffenheimit në të gjitha garat dhanë edhe mesfushori Leon Avdullahu e sulmuesi Fisnik Asllani. 

Dyshja e Kosovës i nisi aksionet nga të cilat u shënuan goli për 2:0 në minutën e 49-të dhe 3:0 në minutën e 83-të. 

Avdullahu e kompletoi ndeshjen në mesfushë kurse Asllani luajti nga minuta e 78-të. 

Hoffenheimi i ka tri pikë nga tri ndeshjet e para. 

Lyoni mbetet me gjashtë pikë.

GOLI
GOLI