Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitore për Hajdarin, Avdullahun e Asllanin në Bundesligë

Leon Avdullahu - Fisnik Asllani

Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani me Hoffenheimin të shtunën kanë shënuar fitore 3:0 ndaj Augsburgut, në kuadër të javës së 12-të të Bundesligës gjermane. 

Në fitoren e Hoffenheimit nga minuta e parë u paraqitën tre futbollistët e Kosovës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të tre golat, Hoffenheimi i realizoi në pjesën e parë. 

Bazoumana Toure shënoi për 1:0 në minutën e 16-të. Dhjetë minuta më pas golin e dytë e realizoi Wouter Burger. 

Cedric Zesiger shënoi autogol në minutën e 45-të për rezultatin përfundimtar, 3:0. 

Avdullahu dhe Hajdari e kompletuan ndeshjen, kurse Asllani luajti deri në minutën e 59-të. 

Futbollisti tjetër i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, tek Augsburgu u paraqit nga fillimi i pjesës së dytë. 

Hoffenheimi ka 23 pikë dhe renditet në pjesën e epërme të tabelës. 

Augsburgu është një pjesën e poshtme të tabelës me dhjetë pikë.