Sulmuesi Alexandre Laccazette nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Arsenalit për sezonin e ardhshëm. Lacazette do të largohet në fund të këtij muaji nga Arsenali kur edhe i skadon kontrata, ka njoftuar ekipi nga Premier League të premten.
Në njoftimin e klubit thuhet se Laccazette ka vendosur të largohet nga Arsenali pas pesë vjetësh.
Klubi e ka falënderuar francezin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe dhe i ka dëshiruar suksese në karrierë.
Me fanellën e Arsenalit, 31-vjeçari prej vitit 2017 ka shënuar 71 gola në 206 paraqitje në të gjitha garat. Lacazette pritet të rikthehet në Francë, sipas të gjitha gjasave te skuadra e Lyonit, ku u zhvillua si futbollist.