Alexandre Lacazette do të largohet nga Arsenali. Sipas të përditshmes angleze “The Sun”, drejtuesit e klubit kanë vendosur të mos i ofrojnë kontratë të re sulmuesit.
Kontrata aktuale e francezit skadon në qershor të vitit të ardhshëm.
Krerët e klubit anglez thuhet se janë pajtuar ta lejojnë largimin e lojtarit gjatë verës falas. Lacazette u transferua tek Arsenali në vitin 2017 nga Lyoni.
Këtë sezon me londinezët në 10 ndeshje të luajtura ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim.
Interesim për sulmuesin francez ka shprehur Atletico Madridi.
Artikuj të ngjashëm