Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lacazette refuzon kontratën e re

Alexandre Lacazette është lojtari i radhës që do të largohet nga Arsenali.

Sulmuesi francez ka refuzuar ofertën e radhës nga klubi për të vazhduar kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni.

Lacazette thuhet se u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se ka vendosur të largohet dhe po i shqyrton ofertat e klubeve të tjera pasi është i lirë për të negociuar.

Nga Arsenali, së fundmi është larguar edhe sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyangu.