Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lacazette kërkon largimin

Alexandre Lacazette nuk do të vazhdojë kontratën me Arsenalin. Lajmi është bërë i ditur nga mediat angleze të hënën.

Sulmuesi francez ka vendosur të largohet nga londinezët në fund të sezonit. Kontrata i skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Interesim për Lacazetten ka shprehur skuadra nga Serie A dhe La Liga. Këtë sezon në katër paraqitje në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim.

Artikuj të ngjashëm