Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lacazette dëshiron kalimin tek Atletico Madridi

Alexandre Lacazette pritet që të largohet Arsenali në fund të sezonit, kur edhe i skadon kontrata me klubin londinez.

Për shërbimet e francezit janë të interesuar disa skuadra evropiane.

Por, sipas “Mundo Deportivos”, sulmuesi francez dëshiron që të transferohet tek Atletico Madridi dhe tashmë e ka marr vendimin.

Klubi spanjoll nuk do të ketë nevojë që të paguajë dëmshpërblim për 29-vjeçarin, i cili do të largohet si lojtar i lirë.

Një para-kontratë mes Atletico Madridit dhe Lacazettes mund të nënshtrohet në afatin kalimtar të janarit.