Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lacazette refuzon ofertën e re të Arsenalit

Sulmuesi Alexandre Lacazette përfundimisht do të largohet nga skuadra e Arsenalit. Mediumet britanike kanë bërë të ditur të hënën se francezi ka refuzuar kontratën e re.

Thuhet se Lacazette nuk ka mbetur aspak i kënaqur me ofertën e re dhe për këtë arsye i ka bërë me dije klubit se do të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë. 30-vjeçari, aktualisht është kapiten i Arsenalit dhe me klubin ka kontratë deri në muajin qershor të vitit të ardhshëm.

Ai ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar katër herë në 17 ndeshje për Arsenalin në të gjitha garat. Lacazette është pjesë e Arsenalit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga skuadra e Lyonit.

Artikuj të ngjashëm