Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali në kërkim të një sulmuesi

Arsenali është në kërkim të një sulmuesi të ri. Drejtuesit e klubit anglez janë duke synuar të transferojnë zëvendësuesin e Alexandre Lacazzettes.

Sulmuesi francez nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me “Topçinjtë” dhe do të largohet gjatë verës.

Londinezët kanë tentuar të bindin lojtarin të mbetet në “Emirates”, por ai ka refuzuar vazhdimin e kontratës.

Për Lacazetten interesim kanë shprehur skuadra nga Serie A.

Këtë sezon 30-vjeçari ka shënuar tre gola në shtatë paraqitje.