Sulmuesi Alexandre Lacazette nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Arsenalit në edicionin e ardhshëm. Mediumet angleze kanë raportuar të martën se francezi do të largohet nga Arsenali këtë verë.
Ai tashmë vendimin ua ka bërë të ditur krerëve të Arsenalit, të cilët janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për të. Lacazette ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër, dhe te Arsenali po shpresojnë të marrin një ofertë deri në 30 milionë euro për kartonin e tij.
29-vjeçari këtë edicion ka shënuar 11 gola në 30 ndeshje për Arsenalin në të gjitha garat dhe interesim për transferimin e tij, tashmë kanë shprehur Roma, Atletico Madridi e Monaco. Lacazette është pjesë e Arsenalit prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Lyoni.