Arsene Wenger ka konfirmuar, se mesfushori Santi Cazorla nuk do të rikthehet në fushën e lojës deri në fillim të vitit 2018.
Spanjolli ka pësuar disa lëndime të rënda në sezonet e fundit dhe nuk ka luajtur që nga tetori i vitit të kaluar, transmeton kp.
Cazorla ka pasur një ndërhyrje në këmbë, dhe kishte shumë mundësi që 32-vjeçari të mos ishte në gjendje që të luante përsëri, megjithatë rikuperimi i tij ka rezultuar të jetë i suksesshëm, dhe mesfushori i Arsenalit mund të rikthehet në fushën e lojës, për pjesën e dytë të sezonit 2017/18.