Mesfushori i Arsenalit, Santi Cazorla është detyruar që të bëhet operacion për të nëntën herë në nyje të këmbës, lëndim që e shtyri spanjollin të mungojë për më shumë se një vit.
32-vjeçari shkaku i operacioneve ka humbur tetë tentimetra të tendonit dhe gati nuk kishte humbur këmbën pasi kishte gangrenë.
“Disa dhimbje në tendon më kanë munduar gjatë ditëve të fundit. Më është dashur të bëhem operacion. Është duke shtyrë datën e rikthimit tim në fushë. E mbaj shpresën dhe motivimin që të shijoj pasionin tim të madh – futbollin”, ka shkruar Cazorla.
Spanjolli nuk ka luajtur për Arsenalin që prej tetorit të vitit 2016.