Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëndohet Bentancur, tre muaj jashtë fushe

Skuadra e Tottenhamit ka mbetur të paktën për tre muaj pa mesfushorin Rodrygo Bentancur shkaku i lëndimit, ka shkruar të mërkurën “Sky Sports”. Bentancur ka lënduar nyjën e këmbës në ndeshjen e fundit kampionale, të cilën Tottenhami e humbi 2:1 nga Aston Villa.

Ai u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 30-të, ndërsa ky është lëndimi i dytë për mesfushorin brenda një periudhe të shkurtër.

Bentancur i mungoi Tottenhamit në nëntë ndeshjet e para në Premier League për t’u rikthyer në fushë në fund të muajit tetor, por tani lëndimi tjetër, ka bërë që ai mos të jetë i gatshëm për lojë deri në fund të muajit shkurt të vitit tjetër.

Deri më tani, Bentancur ka katër paraqitje për Tottenhamin në Premier League.

Artikuj të ngjashëm