Mbrojtësi anglez i Real Madridit, Trent Alexander-Arnold, do të jetë jashtë fushës për dy muaj pasi ka pësuar lëndim muskulor në fitoren 3:0 të Real Madridit në udhëtim tek Athletic Bilbao të mërkurën mbrëma.
Mbrojtësi i krahut të djathtë ka luajtur vetëm 11 ndeshje në të gjitha garat e këtij sezoni për shkak të një lëndimi tjetër.
Asistimi i parë në La Liga erdhi pikërisht në ballafaqimin me Bilbaon, ndërsa u lëndua pas vetëm dhjetë minutash lojë në pjesën e dytë.
Burime të BBC Sport kanë konfirmuar se 27-vjeçari pritet të mungojë për dy muaj.
Alexander-Arnold iu bashkua Real Madridit nga Liverpooli në afatin kalimtar të verës së këtij viti.
Mesfushori uruguaian, Federico Valverde, mund ta mbulojë krahun e djathtë të mbrojtjes në vazhdim, pasi i lënduar është edhe Dani Carvajal. Carvajali pritet të kthehet në fillim të vitit të ardhshëm.