Real Madridi ka njoftuar të hënën për gjendjen e lëndimit të sulmuesit brazilian, Endrick.
Reali ka konfirmuar se Endrick ka një lëndim në kofshën e këmbës së djathtë.
Sipas raportimeve të mediumeve spanjolle, Endrick, pritet të jetë jashtë fushës së blertë deri në tri javë.
Reali të martën do të përballet me PSV Eindhovenin në Ligën e Kampionëve pa Endrickun e lënduar.
Endrick 20-vjeçar është shfaqur si zëvendësues në katër ndeshjet e fundit të Realit.
Ai ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim në tetë paraqitje këtë edicion.
Trajneri i Realit, Jose Mourinho, nuk i ka besuar shumë deri më tani qendërsulmuesit të Brazilit.
Reali është gjithashtu pa Ferland Mendyn, Raul Asencion dhe Rodrygon për shkak të lëndimeve.