Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se betejat ekonomike me të cilat po përballet vendi i tij janë shumë më të vështira sesa luftërat me raketa.
Ai i ka bërë këto komente gjatë një fjalimi në Konferencën Vjetore të Tregut të Kapitalit, të mbajtur gjatë fundjavës në Teheran.
“Lufta në të cilën ndodheni në të vërtetë është një luftë e heshtur, shumë më e vështirë sesa një luftë ku lëshohen raketa apo, nuk e di, shkaktohen shkatërrime. Është një luftë ekonomike me të cilën po përballeni”, ka thënë Pezeshkian.
Ai ka theksuar gjithashtu nevojën që sektori industrial dhe ai i prodhimit të kenë përparësi në furnizimin me energji elektrike, në mënyrë që aktivitetet industriale të vendit të mos ndërpriten.
SHBA-ja dhe Irani nuk po arrijnë t’i japin fund luftës përfundimisht, teksa vazhdojnë herë pas herë sulmet me raketa.
Edhe
Presidenti iranian kërcënon me sulme të reja ndaj objektivave amerikane
SHBA-ja bashkë me Izraelin kanë nisur sulme të gjera ndaj Iranit më 28 shkurt, me arsyetimin se Teherani po pasuron uranium në nivelet e krijimit të armëve bërthamore.
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaron vazhdimisht se Irani nuk do të lejohet kurrë të ketë armë bërthamore.