Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka thënë se shteti i tij është në luftë në shkallë të plotë me SHBA-në, Izraelin dhe Evropën.
Pezeshkian ka thënë se lufta është më e keqe se ajo e Iranit me Irakun në vitet 1980.
“Ne jemi në një luftë në shkallë të plotë me SHBA-në, Izraelin dhe Evropën; ata nuk duan që shteti ynë të mbetet i qëndrueshëm”, ka thënë ai në një intervistë të publikuar në faqen e liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei.
Pezeshkian ka theksuar se lufta e Perëndimit kundër Iranit është “më e komplikuar dhe më e vështirë” krahasuar me luftën me Irakut që kishte lënë mbi 1 milionë viktima nga të dyja anët.
Deklaratat e tij vijnë dy ditë para takimit të presidentit amerikan dhe kryeministrit izraelit në SHBA. Irani pritet të jetë temë kyç në këto bisedime.
-
Presidenti iranian letër amerikanëve: Perceptimi për Iranin si kërcënim, është produkt i të fuqishmëve
-
Presidenti iranian kërcënon me sulme të reja ndaj objektivave amerikane
-
Presidenti i Iranit: Po bëhen përpjekje ndërmjetësimi për luftën në Lindjen e Mesme
-
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
-
Irani thotë se po rishikon negociatat me SHBA-në pas sulmeve të fundit