Support TIME. Preserve the truth.
World

Economic battle harder than missile war, says Iranian president

Iranian President, Masoud Pezeshkian

Iranian President, Masoud Pezeshkian

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se betejat ekonomike me të cilat po përballet vendi i tij janë shumë më të vështira sesa luftërat me raketa. 

Ai i ka bërë këto komente gjatë një fjalimi në Konferencën Vjetore të Tregut të Kapitalit, të mbajtur gjatë fundjavës në Teheran. 

“Lufta në të cilën ndodheni në të vërtetë është një luftë e heshtur, shumë më e vështirë sesa një luftë ku lëshohen raketa apo, nuk e di, shkaktohen shkatërrime. 

Është një luftë ekonomike me të cilën po përballeni”, ka thënë Pezeshkian. 

Ai ka theksuar gjithashtu nevojën që sektori industrial dhe ai i prodhimit të kenë përparësi në furnizimin me energji elektrike, në mënyrë që aktivitetet industriale të vendit të mos ndërpriten. 

SHBA-ja dhe Irani nuk po arrijnë t’i japin fund luftës përfundimisht, teksa vazhdojnë herë pas herë sulmet me raketa.