Sport

Bolt thotë se është më i madhi me gjithë humbjen

Usain Bolt ka insistuar se ende është atleti më i madh në histori me gjithë humbjen shokuese që pësoi nga amerikani Justin Gatlin në finale në 100 metra sprint në Botërorin në Londër.

Bolt, që do të tërhiqet nga atletika pas përfundimit të garës në stafetën 4x100 metra të shtunën e ardhshme, ka qenë favorit për të fituar medaljen e tij të 12-të të artë në botërore, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Mirëpo, pas një starti të dobët xhamajkani u desh të kënaqej me të bronztë, duke përfunduar në finalen e të shtunës prapa Gatlinit dhe amerikanit tjetër Christian Coleman.

“Unë i kam dëshmuar botës se jam një nga atletët më të mëdhenj në histori. Nuk besoj se kjo ndryshon diçka. Kam bërë pjesën time si atlet, e kam ngritur sportin dhe kam treguar se po bëhet më mirë. Nuk mund të jem tepër i zhgënjyer. Kam bërë më të mirën time. Është e vështirë të jesh i trishtuar me energjinë që tifozëria po më jepte. Ata qëndruan, bërtisnin dhe më përkrahnin”, ka thënë Bolt.

Por, derisa tifozëria prej 56 mijë njerëzve në stadiumin në Londër shpejt shfaqi pakënaqësinë, duke fishkëllyer rezultatin e finales, Bolt përqafoi rivalin dhe insistoi se është e gabuar që të fokusohet në dy dënimet e amerikanit Gatlin për doping apo të fishkëllehet ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.