Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bolti planifikon kthimin në Olimpiadë, por në një sport tjetër

Usain Bolt

Atleti më i shpejtë i të gjitha kohëve dhe tetë herë medalisti i artë olimpik, Usain Bolt, mund të kthehet në Lojërat Olimpike “LA 2028”.

Ai nuk do të vrapojë sërish, por ka shfaqur dëshirën që të luajë kriket.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ish-sprinteri dhe legjenda 39-vjeçare Usain Bolt, u pensionua nëntë vjet më parë.

Për herë të fundit garoi në Lojërat Olimpike në “Rio 2016”.

E fitoi të artën në vrapim 100 metra, 200 metra dhe në stafetën 4x100 metra. Ai i ka fituar 23 medalje për Xhamajkën në karrierë, tetë prej të cilave në Lojëra Olimpike.

Bolti do të jetë 42-vjeçar pas dy vjetësh në Olimpiadë.

“Jam pensionuar i lumtur nga sporti profesional. Nuk kam luajtur kriket për kohë të gjatë, por nëse me fton shteti im, do të isha i gatshëm”, ka deklaruar Bolt në një intervistë për revistën “Esquire”.

Sporti i kriketit do të kthehet në programin Olimpik pas 128 vjetësh.