Ish-kampioni olimpik në 50 metra stil të lirë, Florent Manaudou, i ka dhënë fund karrierës në not.
Kjo u bë e ditur të premten.
Francezi ka vendosur të tërhiqet në moshën 35-vjeçare, pas një karriere impresive.
Ai fitoi të artën olimpike në vitin 2012. I ka edhe tri medalje të argjendta dhe dy të bronzta olimpike. Po ashtu ka të fituar katër të arta botërore.
Ai ka garuar së fundi në vitin 2024. Kishte fituar të bronztë olimpike.
Manaudou vlerësohet prej notarëve më të mirë që ka pasur Franca ndonjëherë.
Artikuj të ngjashëm
-
Kampioni olimpik nga Irani debuton të enjten për Kosovën
-
Braathen shkruan historinë e skitarisë braziliane
-
Portugezi Pichardo fiton të artën në kërcimin trehapësh
-
Odermatt e fiton titullin e përgjithshëm për herë të pestë rresht
-
Luajti për Dinamon dhe mori ftesë nga Arsenali, tani fitoi medalje në Evropianin e atletikës