Sport

Bolt i dëshpëruar që po e lë atletikën nën kërcënimin e dopingut

Njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt, thotë se atletët e dopinguar duhet të ndalin atë që janë duke bërë, përndryshe sporti do të vdesë.

Bolt këto deklarata i ka dhënë derisa po përgatitet për garën e tij të fundit në karrierë, shkruan sot Koha Ditore.

Bolt, fitues i tetë medaljeve të arta olimpike dhe ikonë e botës së sportit, do të pensionohet pas Botërorit të atletikës.

Xhamajkani 30-vjeçar do të vrapojë në 100 dhe 4x100 metra në Botërorin e Londrës që nis të premten në Londër.

"Shpresoj që atletët do të shohin se çfarë po ndodh dhe se çfarë duhet të bëjnë për të shtyrë sportin para", thotë xhamajkani... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.