Sport

Bolt hedh poshtë mundësinë e kthimit në atletikë

Usain Bolt ka treguar se po i thoshte lamtumirë çdo gjëje dhe se gati sa nuk qau, pasi karriera e tij e madhe ka përfunduar në Botërorin "Londra 2017".

Fituesi i tetë medaljeve të arta olimpike Bolt 30-vjeçar, është tërhequr nga atletika, ndërsa ka ndriçuar këtë sport si shumë pak të tjerë më parë, përcjell Koha Ditore. Ai është rekordmen i botës në 100 dhe 200 metra sprint, shkruan BBC.

"Është vërtet e trishtueshme që më duhet të largohem tash", ka thënë xhamajkani, që të dielën bëri një xhiro nderi në stadiumin e Londrës, në natën e fundit të garave në Botërorin e atletikës. "Unë po u thosha lamtumirë tifozëve dhe po i thosha lamtumirë gjithë ngjarjeve të mia".

I pyetur nëse do të shqyrtojë mundësinë të kthehet sërish, ai është përgjigjur: "Unë kam parë shumë njerëz duke u tërhequr nga sporti dhe më pas u kthyen dhe i bën gjërat më keq apo e turpëruan veten. Nuk do të jem një rast i tillë".

Bolt në Botërorin në Londër arriti të fitojë vetëm një medalje të bronztë, në garën 100 metra në konkurrencë individuale...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.