Një video që po qarkullon në të gjithë rrjetin është pikërisht një garë e atletit Usain Bolt me një motorçikletë taksi.
Siç shihet edhe në videon e publikuar duket se xhamajkani nuk e ka fare të vështirë garën me mjetin, përkundrazi ai duket qartë se nuk sforcohet mjaftueshëm për ta lënë pas taksinë.
Gara e veçantë u zhvillua në Peru dhe mesa duket tani Bolt do të garojë me mjete shpejtësie e jo me njerëz.
Kujtojmë se Usain Bolt është rekordmeni i garave të 100 dhe 200 metrave dhe se ai ka fituar tetë medalje të arta olimpike mes viteve 2008 dhe 2016, duke fituar garën e 100 dhe 200 metra në tre Lojërat Olimpike radhazi. Ai mban rekordin botëror për 100 metra, në 9.58 sekonda dhe mbi 200 metra, me 19.19 sekonda.
Edhe pse aktualisht Bolt e ka lënë pas atletikën dhe është fokusuar te disiplina e futbollit, ku do të nisë një karrierë të re.
-
13 vjet më parë Usain Bolt shkatërroi rekordin e botës në 100 metra
-
Bolti planifikon kthimin në Olimpiadë, por në një sport tjetër
-
Simbine thyen rekordin e Boltit
-
Pas triumfit në Botëror, Lyles synon të thyej rekordet e Boltit
-
Tebogo thyen rekordin e botës për U-20 në 100 metra, po krahasohet me Boltin