Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot me diell e vranësira të ndryshueshme

Moti vranet

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me diell e vranësira të ndryshueshme. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vranësirat gjatë ditës pritet të shtohen, e në disa zona do të krijohen kushte për reshje shiu. 

Temperaturat minimale do të sillen mes 4 dhe 9 gradë celsius e maksimalet mes 14 dhe 17 gradë. 

“Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5 m/s”, ka njoftuar IHMK.