Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

13 vjet më parë Usain Bolt shkatërroi rekordin e botës në 100 metra

Më 16 gusht të vitit 2009 në finalen e Botërorit 2009 të atletikës, legjenda e atletikës Usain Bolt, shkatërroi rekordin e botës në 100 metra sprint.

Bolt vrapoi 9.58 sekonda, duke e përmirësuar për 0.11 sekonda rekordin që e kishte vendosur në Lojërat Olimpike të vitit 2008 në Pekin.

Rekordit të Boltit ende nuk i është afruar asnjë atlet. Bolt është rekordmen i botës edhe në 200 metra, 19.19 sekonda.

Ai karrierën në atletikë e mbylli pas Botërorit 2017 në Londër.

Gjatë karrierës fitoi tetë medalje të arta olimpike, 11 të arta botërore, dy të argjendta e një të bronztë.

Ka fituar edhe një të artë në Lojërat e Komonuellthit.

Edhe 18-vjeçari Gout shkruan histori në sprint, kalon Boltin në këtë moshë Sport 3 muaj më parë 18-vjeçari Gout shkruan histori në sprint, kalon Boltin në këtë moshë

Kishte dominuar për afro një dekadë garant e sprintit.